Me kë do e kalojë verën? Jonida Maliqi e zbulon në “Pushime on Top”

Jonida Maliqi ishte e ftuara e parë për këtë sezon të ri të emisionit “Pushimet on Top”. Në një intervistë me autoren dhe moderatoren, Ori Nebijaj, këngëtarja e njohur foli edhe për jetën e saj private.

Bukuroshja zbuloi për “Pushime On Top” se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm. Mirëpo, Jonida theksoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj.

“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshë, (qesh) mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri.

Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, u shpreh ajo.

Top Channel