Donald Veshaj thyen heshtjen: Me Borën s’ka shanse të rikthehem prapë, e kam dashur njësoj sa të dashurat e tjera
Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të “Për’puthen”, por edhe për jetën e saj personale. Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja u pyet edhe për jetën private.
Ajo tregoi se ka vendosur të mos thotë më asgjë për të dhe ta jetojë privatësisht, larg vëmendjes mediatike që merr duke qenë pjesë e ekranit.
“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja, do ishte ideale që unë të bëja punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njohë. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do ta qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora.
Por ndjekësit e përkthyen këtë deklaratë refuzuese dhe hezituese pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, si një deklaratë që e nxori zbuluar pasi ajo vërtet është hidhëruar shumë. Duke qenë se pas çdo ndarje ata kishin gjetur gjuhën e komunikimit dhe ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, duket se kësaj here nuk do të ndodhë.
Ndjekësit i japin këtë shpjegim afrimitetit të saj me ish-in Vin Veli, me të cilën u panë duke pozuar si një familje për herë të parë që pas ndarjes. Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale.
Xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë. Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes. Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka çuar në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”.
Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer shpejt te njëri-tjetri. Në fillimet e tyre ata u konsideruan një nga çiftet më të përfolura, për faktin se luanin me idenë që janë më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur.
Ishte Bora, e cila theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i Jugut, ku dhe celebruan kështu publikisht këtë histori dashurie të lindur në televizion. Ajo pranoi në këtë mënyrë publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë, ndërsa zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se ishte ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj”.
Ndërkohë, ata vazhdonin e informonin ndjekësit me postimet e tyre, deri në momentin që zhdukën gjithçka. Kjo ndarje erdhi vetëm pak kohë pasi Bora Zemani e çoi në tjetër nivel lidhjen me Donald Veshajn dhe çifti nisi bashkëjetesën pas ribashkimit të tyre. Kjo ishte lëvizja e parë me foto, pas një deklarate të Borës në lidhje me rëndësinë që kishte Donaldi në jetën e saj.
E tashmë të gjitha këto foto që ndërtonin ditarin e dashurisë së tyre, i kanë zhdukur. Por ndarja vjen pas disa rrëfimeve të ish-çiftit se ata e donin aq shumë njëritjetrin sa do ta kalonin jetën bashkë. Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora Zemani deklaroi se Donaldi ishte dashuria e jetës së saj.
Më pas, e ftuar te ”Shiko kush luan”, Bora tregoi se jo vetëm e kishte rregulluar marrëdhënien, por ishte e bindur se Donaldi është zgjedhuri i saj. Ajo u bë pjesë e lojërave, sfidave të ndryshme, si dhe iu përgjigj pyetjeve pikante për të rrëmbyer sa më shumë pikë për skuadrën e saj.
Një ndër pyetjet në lidhje me jetën e saj private: “A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”. Pa hezituar, moderatorja u përgjigj: “Po, sigurisht!”.
Por tashmë gjithçka që kanë thënë e jetuar i takon së shkuarës. Por çfarë thotë Donaldi tashmë që janë ndarë? Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.
Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën. Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.
/Panoramaplus.al