Numërimi ka nisur mbrapsht për Arilenën dhe Noizyn
Arilena Ara ka konfirmuar së fundmi bashkëpunimin me Noizyn. Këngëtarja ka ndarë një sinkron nga xhirimet e klipit, teksa ka lajmëruar se numërimi ka filluar dhe se projekti do të publikohet sot.
“Arilena Ara, Noizy, vrasës. Të premten, 9 korrik”, shkruhet në postimin e Arilenës e cila ka treguar edhe titullin e këngës. Ndonëse deri më tani ndjekësit janë mësuar ta shohin në balada apo këngë pop Arilenën, ky projekt i ri ka ngjallur shumë kureshtje ende pa u publikuar./revistawho.com