A e ‘fundosi’ martesa dashurinë mes tij dhe bashkëshortes? Erik Lloshi flet për marrëdhënien me Rominën: Jam person tjetër

Këngëtari Erik Lloshi dy vite më parë celebroi në martesë lidhjen me partneren e tij Romina Sablic.

Por ai ka treguar se martesa nuk e ka zbehur dashurinë mes tyre, madje në rastin e tij ka ndodhur krejt e kundërta.

Këngëtari tregoi se martesa e ka bërë një person tjetër. Ai u shpreh se ka qenë një njeri i “hallakatur dhe jo i qëndrueshëm”, ndërsa tani është më me këmbë në tokë.

“Në rastin tim, martesa më ka bërë të jem një person tjetër në krahasim me personin që kam qenë, pak i hallakatur në jetën time, jo i qëndrueshëm. Më ka bërë të vij më në këmbë në tokë. Kështu që më ka ndodhur e kundërta,”- tha ai, i ftuar në emisionin “Top Arena”.

/Panoramaplus.al