91-vjeçarja ndahet nga jeta dhe lë 5 milionë € për bamirësi, pse s’u la asnjë cent të afërmve
Angela Torelli, një stomatologe italiane 91-vjeçare, ka lënë me testament 5 milionë euro për bamirësi.
Gjysmën e pasurisë i ka lënë për shoqatën “Lega del Filo d’Oro”, ndërsa 1.5 milionë euro i ka dhuruar për nevojat e banorëve të Genovas.
Ajo ka dhuruar edhe një shtëpi për shoqatën italiane për kërkime mbi ka nce rin.Në testament 91-vjeçarja kishte shkruar:
“Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim, që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë”.
Për bashkëshortin e saj, la një shtëpi, si dhe 20 mijë euro për gruan e shërbimit dhe administratorin që kujdesej për pronat e familjes së saj.