
9 të vërteta të hidhura pse burrat martohen edhe kur s’janë të dashuruar
Të gjithë kemi parë filma romantikë ku ndjenjat shpërthejnë në ajër, njerëzit gjejnë “gjysmën tjetër” dhe jeta nis pas dasmës. Por realiteti (fatkeqësisht) nuk është gjithmonë kaq magjik.
Sipas një studimi nga Match (një nga platformat më të njohura të takimeve online në botë), 1 në 4 burra do të lidheshin me një grua që as nuk i tërheq. Po, e lexove mirë. Nuk është gjithmonë dashuria që i shtyn burrat drejt altarit – shpesh është rehatia, rutina, apo… presioni. Ja 9 nga arsyet pse ata martohen edhe kur s’janë super të dashuruar me një grua:
1. Sepse duan dikë që u gatuan çdo natë
Po, e dimë që duket si skenë nga një serial i viteve ’50, por për shumë burra, ideja që dikush t’u vendosë darkën në tavolinë çdo ditë është më shumë se tërheqëse – është arsye për martesë. Sepse burrat… duan të hanë. Pikë.
2. Sepse s’dinë të lajnë rrobat
Ka ende burra që martohen sepse s’dinë ta përdorin lavatriçen pa bërë ndonjë katastrofë tekstilesh. Dhe, nëse ajo i lan rrobat, ai kursen dhe kohë dhe para. Praktike, por dashuri? Jo tamam.
3. Sepse duan rehati, jo shkëndija
Kur rutina bëhet më e rëndësishme se kimia, disa burra zgjedhin sigurinë emocionale në vend të pasionit. Të vish në shtëpi dhe të jetë dikush aty – kjo për ta është më shumë se e mjaftueshme.
4. Sepse “të gjithë po martohen”
Kur shokët martohen një nga një, presioni për të mos mbetur “beqari i fundit” bëhet real. Dhe disa burra i dorëzohen këtij presioni, jo sepse janë të dashuruar, por sepse nuk duan të duken “të mbetur”.
5. Sepse ndihen fajtorë
Ka burra që propozojnë jo nga dashuria, por nga ndjenja e fajit. Ajo ka qëndruar me ta për vite, e ka duruarpër gjithçka dhe ai mendon: “T’ia shpërblej me një martesë”. Jo domosdoshmërisht ide e mirë, por ndodh.
6. Sepse kanë frikë të jenë vetëm
Askush s’do të plaket vetëm, por disa burra e kanë këtë frikë shumë më të theksuar. Martesa për ta është si një sigurim emocional për të mos qenë të vetmuar – jo një akt dashurie.
7. Sepse… është më e lehtë
Të kërkosh “personin e duhur” është lodhje më vete. Disa meshkuj thjesht mendojnë se është më komode të qëndrojnë me dikë që është “ok” sesa të fillojnë gjithçka nga e para. Për shkëndijat? Po mirë, ato shuhen një ditë gjithsesi…
8. Sepse mendojnë që “kështu bëhet”
Rritesh, gjen punë, martohesh, bën fëmijë. Rutina klasike e jetës që shoqëria e sheh si “të duhurën”. Nëse nuk e ndjek këtë skemë, njerëzit nisin të të shikojnë shtrembër. Dhe disa burra thjesht martohen për t’u përshtatur me pritshmëritë.
9. Sepse u është dhënë një ultimatum
“Martohemi ose ndahemi!” – një fjali që tingëllon si një mënyrë për të vendosur kufij, por në fakt krijon frustrim dhe martesa të ngritura mbi presion, jo dëshirë. Disa burra thjesht pranojnë për të shmangur dramën… për momentin.
Anabelmagazine