8 Marsi/ Gratë heroike që janë në frontin e Luftës në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tyre
PANORAMAPLUS/ Sulmet dhe bombardimet ruse në 24 shkurt ishte një nga ngjarjet që tronditën botën duke e cilësiuar si ‘’aksioni më i rëndësishëm ushtarak në Europë për dekada’’. Pushtimi në shkallë të gjerë nga presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë mbi 40 jetë dhe sipas raportohet se kanë bërë që të largohen nga Ukraina mbi 1.17 milionë njerëz deri më tani, edhe pse disa refuzojnë që të largohen.
Nga ana tjetër populli i Ukrainës ka fituar vëmendjen e gjithë botës me forcën dhe kurajon që kanë duke mos u dorëzuar dhe të luftojnë për vendin e tyre.
Madje edhe presidenti Zelensky dhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska kundërshtuan kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të zhvendoseshin atje për të qënë më të sigurtë.
“Unë nuk kam nevojë për një udhëtim. Unë kam nevojë për municion’’, ishte kjo deklarata e njohur e presidentit ukrainas.
Në ballë të luftës në Ukrainë janë grate, vullnetare në spitale, raportojnë në terren, dhe të gatshme për të luftuar. Në fakt, kjo luftë po sheh më shumë prani femërore se kurrë më parë.
Gratë në frontin e luftës në Ukrainë
Kira Rudik
Politikania ukrainase është lidere e partisë politike Golos Zmin dhe një anëtare e parlamentit të vendit. Ajo po qëndron në Ukrainë për të luftuar për vendin e saj.
“Mësoj të përdor #Kalashnikov dhe përgatitem të mbaj armë. Mund të duket surreale pasi vetëm pak ditë më parë nuk do të më vinte kurrë në mendje. Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si burrat tanë.”
Anastasia Lenna
Ish-Miss Ukraina, e cila përfaqësoi vendin e saj në konkursin e bukurisë Miss Grand International në 2015, ka marrë armët në frontin e parë të Ukrainës dhe tani po lufton për vendin e saj.
“Unë nuk jam ushtare, vetëm një grua, thjesht një njeri normal. Një person, si të gjithë njerëzit e vendit tim… Unë pata një jetë normale vetëm të mërkurën, si miliona njerëz. Unë nuk bëj asnjë propagandë përveçse tregoj se gruaja ukrainëse është e fortë, e sigurt dhe e fuqishme. Unë e vlerësoj gjithë vëmendjen dhe mbështetjen për vendin tim, të gjithë njerëzit në Ukrainë që luftojmë çdo ditë kundër agresionit rus. Ne do te fitojmë!”
Olena Zelenska
Zonja e Parë Olena Zelenska ka zgjedhur të qëndrojë në Ukrainë me bashkëshortin e saj Presidentin Volodymyr Zelenskyy për të udhëhequr popullin e tyre. Ajo tani thuhet se është ‘shënjestra nr.2 e Moskës’, sipas bashkëshortit të saj që është objektivi nr.1.
“Sot nuk do të kem panik dhe lot. Do të jem e qetë dhe e sigurt. Fëmijët e mi po më shikojnë. Unë do të jem pranë tyre. Dhe pranë burrit tim. Dhe me ju.”
Olena Halushka
Olena Halushka është një aktiviste ukrainase, duke bërë një fushatë në rrjetet sociale #protectUASky dhe duke siguruar që pjesa tjetër e botës të jetë e informuar me realitetet e asaj që po shpaloset në vendin e saj.
“Ukrainasit kanë dëshmuar se ne jemi të aftë ta fitojmë këtë luftë dhe të mbrojmë jetën tonë. Por ne kemi nevojë që Perëndimi të rritet në mënyrë më efektive, veçanërisht me më shumë mbrojtje ajrore.”
Korinne Sky
Korinne Sky është një studente 26-vjeçare që studion për mjekës, e cila ka rritur ndërgjegjësimin për komunitetet afrikane ‘të harruara’ që jetojnë ose të bllokuara në Ukrainë dhe i ndihmon ata të sigurojnë një kalim të sigurt dhe ndihmë financiare për të dalë nga vendi. Ajo ka themeluar organizatën bamirëse Black Ëomen for Black Lives, e cila deri më tani ka mbledhur mbi 90 mijë paund për të ndihmuar komunitetet me ngjyrë që të largohen të sigurt nga Ukraina.
“Ekziston një keqkuptim masiv se nuk ka njerëz me ngjyrë në Ukrainë dhe janë vetëm ukrainas të bardhë, kështu që kalova gjithë natën dhe të nesërmen duke u përpjekur të përdor platformën time për të përhapur këtë lajm. Pastaj të nesërmen në Dnipro sirenat filluan të bien dhe ata vendosën një shtetrrethim. Kudo kishte ushtarakë, dukej si një lloj filmi apokalipsi i ditës së gjykimit. Në mëngjes u larguam nga banesa. Unë duhej të martohesha të shtunën dhe lashë gjithçka, por mora fustanin e nusërisë. Mund të duket budallallëk, por do të thotë shumë për mua.”
Kateryna Halushka
Kateryna Halushka është një ndihmëse e trajnuar ushtarake që po punon në vijën e frontit në Ukrainë.
“Unë kam vetëm një vend dhe e dua atë. Gjithçka është këtu, miqtë e mi, familja ime, historia ime dhe rrënjët e mia. Nuk do të mund të largohesha nga Ukraina dhe të shpëtoja nga gjithçka që më pëlqen. Përveç kësaj, vlerësoj lirinë dhe qëndrueshmërinë. Ky vend më jep këto gjëra të rëndësishme dhe për to ia vlen të luftosh.”