72-vjeçari gjirokastrit i vendos flakën gruas me benzinë
Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje.
Policia njofton se 72-vjeçari Panajot Janaqi banues në fshatin Këllëz ka djegur me lëndë djegëse, benzinë bashkëshorten e tij.
Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet “jashtë rrezikut për jetën” sipas policisë./ Abcnews.al