7 shenjat paralajmëruese që ju ndihmojnë të kuptoni kur fëmija ka vapë
jë bebe nuk është në gjendje të vetërregullojë temperaturën e trupit prandaj duhet të bëni kujdes në këto ditë të nxehta, pa harruar ta bëni këtë edhe gjatë ditëve të dimrit ndërsa mbani në shtëpi një ngrohëse të ndezur. Sipas American Academy of Pediatrics, prindërit duhet të tregojnë kujdes pasi mbinxehja e trupit mund të shkaktojë edhe SIDS.
Si të kuptojmë kur një bebe ka vapë, pra trupi është tejnxehur?
1. Është shumë i kuq në fytyrë. Nëse shfaq edhe temperaturë apo të vjella duhet të flisni menjëherë me mjekun.
2. Qan vazhdimisht. Pasi e keni ushqyer edhe ndërruar pampersin duhet të shikoni edhe temperaturën e dhomës apo veshjen e tij.
3. Fëmija ka djersitur. Nëse qafa, shpina apo kraharori janë të nxehtë apo të djersitur duhet të ndërhyni duke e lehtësuar veshjen apo duke i bërë një banjo, duke freskuar dhomën etj.
4. Mungesa e gjumit. është normale që fëmija nuk do të flejë përgjatë gjithë natës, por nëse e shikoni tepër aktiv gjatë orëve që duhej të ishte në gjumë duhet të merrni në konsideratë edhe vapën.
5. Mungesë të energjive. Në këtë rast i lani fytyrën.
6. Të vjella të shpeshta. Shkoni menjëherë në spital.
7. Rritje të rrahjeve të zemrës. Presioni që shkakton vapa në organizmin e fëmijës e bën zemrën të rrahë më shpejt. Përpiquni ta freskoni menjëherë.
Burimi ”përnënat.al”