7 shenja alarmante që tregojnë se partneri po ju përdor në lidhje
Të gjithë ne duam burra besnikë ndaj nesh dhe që të mund të na kuptojnë më shumë. Shpesh ne tërhiqemi nga fjalët ose gjestet e tyre dhe priremi të besojmë se ata na duan deri në vetëmohim.
Me kalimin e kohës, çdokush zbulon “ngjyrat” e vërteta të vetes, përfshirë këtu edhe burrat. Kur ne fillojmë t’i duam verbërisht, mund të konstatojmë edhe që dashuria e partnerit nuk është e vërtetë, madje ata thjesht po na përdorin për nevojat e tyre egoiste.
Këtu janë 7 shenja të alarmante që tregojnë se dikush po ju përdor në një lidhje:
1. Ai nuk kujdeset për emocionet e tua
Ai mendon vetëm për veten e tij dhe nuk shqetësohet nëse jeni e lënduar ose e mërzitur. Nëse përpiqeni të flisni për këtë situatë, ai do të reagojë në atë mënyrë që do t’ju bëjë të besoni se e keni gabim dhe nuk duhet të mendoni në atë mënyrë.
2. Ai ju kontakton kur ka nevojë për favore
Ai kujtohet t’i bjerë telefonit tënd sa herë ka nevojë për diçka, qoftë ndihmë financiare apo diçka tjetër. Ju gjithmonë kërkoni mbështetje nga partneri juaj, por nëse kjo është arsyeja e vetme pse ai ju telefonon dhe iu injoron për pjesën tjetër të kohës, atëherë kjo do të thotë që ai thjesht po ju përdor.
3. Thotë se është i zënë dhe shmang daljet bashkë
Të gjithë jemi të zënë, por një marrëdhënie duhet të ushqehet. Pavarësisht se sa të zënë jemi, mund të gjejmë kohë për të dashurit tanë. Nuk është e pamundur. Nëse ai vazhdon t’ju shmangë duke ju dhënë justifikimin se është i zënë, atëherë kjo është një shenjë se ai nuk është i interesuar të kalojë kohë cilësore me ju.
4. Nuk ju prezanton me miqtë apo familjen e tij
Kjo do të thotë se ai nuk është aspak serioz me ju. Ai është thjesht në një marrëdhënie. Pra, nuk ka nevojë që t’ju prezantojë me bashkëmoshatarët e tij.
5. Nuk e shpreh dashurinë e tij dhe nuk flet për gjëra serioze
Ai shmang tema si fejesa apo martesa. Vetëm për shkak se nuk është serioz në marrëdhënie, ai i shmang këto biseda. Ai nuk e shpreh dashurinë e tij herë pas here thjesht sepse nuk ju do vërtet.
6. Humori i tij luhatet gjatë gjithë kohës
Ndonjëherë është i dashuruar me ju dhe në raste të tjera, thjesht nuk dëshiron të flasë me ju. Nëse gjendja e tij luhatet gjatë gjithë kohës, ky është një alarm i kuq. Ai shpreh dashurinë vetëm kur ka nevojë për diçka nga ju, ose ka nevojë që ju të bëni diçka për të.
7. Miqtë ju thonë se nuk është i duhuri për ju
Ju jeni në një lidhje për të qenë të lumtur. Është e vërtetë që dashuria është e verbër. Kur jeni i dashuruar me dikë, logjika tenton të dështojë. Ju doni t’i injoroni të gjitha të metat e tij, por miqtë tuaj mund t’i shohin ato. Ata janë dashamirësit tuaj dhe duan të qëndrojnë pranë jush. Nëse ju thonë se ai nuk është një djalë i mirë, duhet t’i dëgjoni miqtë tuaj.
Anabelmagazine