7 nënat që i dedikuan jetën fëmijëve të tyre dhe sot ata janë yje Hollivudi
Sot gjen shumë nëna të forta që po i rrisin vetë fëmijët e tyre, pa një bashkëshort në krah. Kështu i ka ndodhur edhe këtyre 7 grave në këtë artikull, nënave të disa prej personazheve që ju i njihni shumë mirë.
1.Marcheline Bertrand – nëna e Angelina Jolies e rriti vetëm aktoren pas ndarjes nga bashkëshorti. Ajo hoqi dorë nga ëndrrat dhe i dedikoi jetë rritjes së fëmijëve. Sot Angelina Jolie nuk është vetëm aktore, por edhe ambasadore e UNICEF dhe nëna e 6 fëmijëve.
2.Judith Ann Hawkins – nëna e Halle Berryt u nda nga bashkëshorti kur aktorja ishte 4 vjeç. Halle dhe motra e saj Haidi u rritën nga nëna e tyre. Sot Halle Berry është e para aktore me ngjyrë që fitoi Oscar si aktorja më e mirë dhe ka fituar gjithashtu çmime Emmy dhe Golden Globe.
3.Irmelin Indenbirken – nëna e Leonardo DiCaprios u nda nga bashkëshorti kur aktori ishtevetëm një vjeç. Pas divorcit, nëna e aktorit punoi në disa punë për të mbajtur të birin.
4.Patricia Hickey – nëna e Mariah Carey-t u nda nga bashkëshorti kur këngëtarja ishte 3 vjeç. Ajo punoi 2 punë për të rritur të bijën. Mariah ka treguar se e ëma e ka frymëzuar për t’u bërë këngëtare.
5.Pattie Mallette – nëna e Justin Bieberit u detyrua ta rriste e vetme këngëtarin pas ndarjes nga partneri. Ajo i dha fund lidhjes me Jeremy Bieber vetëm pak pas lindjes së Justin.
6.Amanda Cornett – nëna e Selena Gomezit. Prindërit e këngëtares u ndanë kur ajo ishte 5 vjeç. Nëna e Selenës ishte aktore teatri. Ajo e rriti e vetme të bijën dhe e inkurajoi të bëhej këngëtare.
7.Donda West – nëna e Kanye West u nda nga bashkëshorti kur i biri ishte 3 vjeç. Ajo punonte mësuese anglishteje në Universitetin e Chicagos. Kur Kanye nisi karrierën në muzikë, Donda e la punën e saj për t’u bërë menaxhere personale e të birit.