7 mite për introvertët dhe të vërtetat pas tyre

Miti nr. 1: Introvertëve nuk u pëlqen të flasin

S’është e vërtetë. Njerëzit introvertë thjesht nuk flasin kur s’kanë diçka të saktë për të thënë. Ata i urrejnë bisedat sipërfaqësore apo gjërat që nuk i interesojnë, prandaj zgjedhin të heshtin. Nëse një bisedë u duket interesante, vini re sesi nuk do të pushojnë së foluri.

Miti nr.2: Introvertët janë të turpshëm

Ndrojtja nuk ka të bëjë me të qënit introvert. Jo domosdoshmërisht një introvert ka frikë nga njerëzit. Ajo çfarë u duhet atyre është një arsye mjaftueshëm e fortë për të ndërvepruar.

Miti nr.3: Ata s’para i pëlqejnë njerëzit

Në fakt është e kundërta. Introvertët janë selektivë dhe do t’i duan dhe vlerësojnë me fanatizëm miqtë që kanë. Shokët e tyre mund të mbështeten tek ta për gjithçka dhe nëse je aq me fat të kesh shokë një introvert, mund të thuash pa frikë se ke fituar një mik të mirë për gjithë jetën. Mjafton të fitosh respektin e tyre, për të të mos harruar kurrë.

Miti nr.4: Ata duan gjithmonë të rrinë vetëm

Se janë komodë me veten dhe mendimet e tyre s’do të thotë se nuk duan shoqëri. Ata mendohen shumë dhe ëndërrojnë akoma më shumë. Pëlqejnë të kenë probleme për të zgjidhur apo puzzle për të plotësuar në jetën e tyre, por në të njëjtën kohë mund të ndihen shumë të vetmuar nëse nuk kanë dikë me të cilët të ndajnë gjërat që duan. Janë origjinalë dhe të vërtetë në marrëdhënie me njerëzit.

Miti nr.5: Introvertët janë njerëz të çuditshëm

Zakonisht introvertët përshkruhen si individualistë. Nuk ndjekin turmën dhe preferojnë të jetojnë sipas mënyrave të tyre. Herë pas here sfidojnë edhe normat e shoqërisë dhe s’para marrin vendime duke u ndikuar nga trendet e momentit.

Miti nr.6: S’dinë të bëjnë qejf dhe të çlodhen

Oazi i tyre i paqes është shtëpia ose natyra. Preferojnë të jenë larg vendeve të zhurmshme me shumë njerëz dhe nuk entuziazmohen apo t’i bëjnë përshtypje gjërat që i pëlqejnë masës. Nëse ka shumë zhurmë dhe biseda, ata bëhen hermetikë dhe zgjedhin të heshtin.

Miti nr. 7: Ata mund të ndryshojnë duke u bërë ekstrovertë

Një botë pa introverta do të thotë një botë pa shkencëtarë, pa muzikantë, pa artistë, poetë, shkrimtarë, mjek, apo filozofë. Thënë këtë, mund të shtojmë se ka mënyra që një ekstrovert të mësojë të ndërveprojë dhe bashkëjetojë me një introvert. Introvertët nuk mund të bëjnë asgjë për të “rregulluar veten” sepse s’kanë asgjë për të rregulluar dhe duhen respektuar për temperamentin e tyre natyral dhe kontributin që i japin humanëve.

Burimi: Existencial Reflections

Anabelmagazine