7 mënyra të lehta për të çliruar trupin nga stresi dhe dhimbja
Sipas studimeve stresi shkakton 50 probleme shëndetësore fizike dhe mentale. Të gjithë ne përjetojmë stres herë pas here, netë pa gjumë apo ditë të lodhshme. Në ndihmë ju vijnë këto 8 mënyra të lehta që do t’ju çlirojnë.
1. Bëni një dush të nxehtë dhe qëndroni për 15 minuta. Dhimbja e kokës do t’ju kalojë, do t’ju përmirësojë frymëmarrjen dhe presionin e gjakut. Të qëndroni në një dush të nxehtë për 1 ore do digjni 140 kalori.
2. Përdorni një kub akulli nëse keni dhimbje dhëmbi. Vendosni kubin e akullit në dorë dhe fërkojeni në hapësirën midis gishtit të madh dhe tregues për 7 minuta ose derisa të mpihet.
3. Bëjini masazh këmbës nëse keni dhimbje mesi. Kjo metodë funksionon edhe nëse keni stres.
4. Për të çliruar stresin mund t’i bëni masazh edhe fytyrës. Masazhoni në mënyrë rrethore zonën përreth syve, hundën duke lëvizur gishtat lart e poshtë. Mos harroni të masazhoni edhe qafën.
5. Një tjetër mënyrë është aromaterapia. Në këtë rast për të çliruar stresin duhet të mbani me vete një vaj esencial që ka karakteristika specifike.
Për shembull: Vaji valerian përdoret për të luftuar insomnian dhe nervat. Vaji bergamot për të luftuar mërzitjen dhe pikëllimin, gjithashtu ndihmon për të larguar aknet. Vaji marioram përdoret për të çliruar stresin, ankthin dhe dhimbjen e kokës.
6. Përtypni çëmçakëz. Një studim thotë se përtypja e çëmçakëzit ju ndihmon të çlironi ankthin.
7. Masazhoni dorën nëse ndiheni nën tension. Me gishtin e madh masazhoni pëllëmbën dhe sigurohuni që të ndjeni një tërheqje të lëkurës në të gjithë dorën.