7 arsye pse femrat nuk mund të arrijnë në orgazëm
Për qindra vjet orgazma mashkullore është hulumtuar dhe studiuar, por vetëm në vitin 1992 Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së ngriti një program për të studiuar shëndetin vaginal. Si e tillë, orgazma femërore mbetet e mbuluar me mister dhe shpesh hidhet poshtë në diskutimet shoqërore rreth seksit dhe intimitetit.
NHS e përkufizon një orgazmë si një ndjenjë kënaqësie intensive që ndodh gjatë aktivitetit seksual. Si rezultat i kësaj mospërputhjeje në bisedat publike, gratë shpesh lihen në errësirë në lidhje me detajet e anatomisë së tyre, që do të thotë se për disa, seksi nuk është gjithmonë aq i këndshëm sa duhet të jetë. Dhe ato që luftojnë për të arritur orgazmën mund të mendojnë se ka diçka që nuk shkon me to, kur në fakt çështja mund të jetë shumë më e lehtë për t’u zgjidhur.
Problemet e orgazmës mund të ndahen në dy lloje: primare – kur një grua nuk ka pasur kurrë orgazmë – dhe dytësore – kur një grua ka pasur orgazmë në të kaluarën, por nuk mund të ketë tani. Termi i përgjithshëm i aplikuar për ata që kanë vështirësi të arrijnë orgazmën është anorgazma.
The Independent ka shkruar shtatë arsyet sipas gjinekologëve pse gratë mund të mos arrijnë orgazmën.
1. Konsumi i alkoolit
Pirja e shumë alkoolit mund të ndikojë në rrjedhën e gjakut në klitorisin tuaj, që është, për shumicën e grave, pjesa e vulvës që kërkon stimulim për të arritur orgazmën. Pirja e duhanit gjithashtu mund të ketë ndikim. Pra, nëse e gjeni veten duke luftuar për të arritur orgazmën, mendoni se sa jeni duke pirë alkool apo duhan që ta lidhni me simptomat në trupin tuaj.
2.Problemet e komunikimit
Të jesh në gjendje t’i tregosh partnerit se çfarë dëshiron dhe si të pëlqen është pjesë përbërëse e seksit të mirë dhe arritjes së orgazmës. Partneri juaj nuk është lexues i mendjes dhe nëse nuk jeni në gjendje t’i tregoni, atëherë ai nuk duhet ta dijë domosdoshmërisht. Të jesh pozitive, jo kritike dhe inkurajuese është mënyra më e mirë për t’iu qasur situatës. Pra në vend që t’i thoni ‘nuk po e bën ashtu siç duhet’, provoni “Më pëlqeu shumë kur ti bëre x gjë, a mund ta provojmë përsëri?’ ose të jesh e drejtpërdrejtë dhe e qartë, duke ofruar udhëzime specifike që janë të lehta për t’u ndjekur.
3. Mungesa e besimit tek trupi juaj
Të mos ndjeheni rehat në lëkurën tuaj mund të ketë një efekt negativ në jetën tuaj seksuale. Kjo mund të pengojë aftësinë tonë për të shijuar momentin. Kjo është për shkak se mendimet negative na pengojnë ta lemë të lirë veten dhe të lejojmë që ndjesitë fizike të jenë fokusi.
4. Problemet mjekësore
Ka një sërë problemesh mjekësore që mund ta bëjnë të vështirë ose të pamundur për gratë orgazmën. Për shembull, skleroza e shumëfishtë mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të arritur kulmin. Sigurohuni që të kërkoni trajtim herët për të luftuar këto probleme. Gjithashtu ntidepresantët dhe antihistaminet mund të pengojnë kënaqësinë seksuale, kështu që sigurohuni që të rishikoni rregullisht llojin dhe dozën e mjekimit që po merrni me mjekun tuaj.
5. Stimulimi seksual
Një shpjegim i thjeshtë për vështirësinë e një gruaje për të arritur orgazmë mund të jetë mënyra se si ato stimulohen gjatë seksit. Kjo është një nga arsyet më të zakonshme që gratë nuk përjetojnë orgazëm. Mënyra më e mirë është të gjeni atë veprim që juve ju stimulon, sepse pavarësisht se anatomia është e njëjtë, trupat janë të ndryshëm dhe një gjë që stimulon dikë, mund t’ia heqë dëshirën dikujt tjetër. Për më tepër, ia vlen të merret parasysh se shumica e grave kërkojnë stimulim klitorial për të arritur orgazmën dhe nuk arrijnë kulmin vetëm nga penetrimi. Duke ditur këtë kujtoni se paraloja seksuale është e rëndësishme. Për më tepër, mendoni për pozicione të ndryshme dhe masturbim të drejtuar që mund të rrisë zgjimin seksual.
6. Presionet sociale
Presionet sociale si stresi, vështirësitë financiare dhe ato në punë mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të arritur kulmin gjatë seksit. Kjo mund të përfshijë gjithashtu probleme në marrëdhënie, veçanërisht nëse ka mosbesim ose konflikte të pazgjidhura. Në këto raste, këshillimi i çifteve, si dhe terapia seksuale, mund të jenë të dobishme.
7. Mirëqenia mendore
Mirëqenia juaj mendore mund të kontribuojë gjithashtu në aftësinë tuaj për të arritur kulmin. Për shembull, nëse vuani nga depresioni ose ankthi, mund të keni vështirësi për të arritur një orgazëm.Nëse mendoni se mund të jetë kështu, ju këshillojmë të kërkoni ndihmë nga një gjinekolog i cili do të jetë në gjendje të përshkruajë terapi konjitive të sjelljes dhe këshillim aty ku është e përshtatshme.
Përshtati: Living.al
Burimi: The independent