64-vjeçarja tregon ‘sekretin’ pas pamjes së saj kaq *rinore*

Shumë studime tregojnë se efektet e ushtrimeve në shëndetin tonë fizik dhe mendor mund të ulin ndjeshëm procesin e plakjes. Lesley Maxwell, 64 vjeç, ilustron një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të ekuilibruar, madje ajo duket po aq e re sa mbesa e saj.

Maxwell është një gjyshe australiane që ia ka kushtuar jetën fitnesit dhe stërvitjes. Ajo e filloi rrugëtimin e saj të fitnesit rreth 15 vjet më parë, pas divorcit nga ish-bashkëshorti. Fitoi konkursin e saj të parë kur ishte 49 vjeç dhe më vonë filloi të dokumentonte përvojën e saj në rrjetet sociale, duke fituar mijëra ndjekës në Instagram.

Lesley shpesh stërvitet me mbesën e saj Tia, e cila është vetëm 20 vjeçe, dhe njerëzit nuk mund ta besojnë se ka një ndryshim kaq të madh në moshë mes tyre.

Vanessa, vajza e Lesley-t dhe nëna e Tia-s, është gjithashtu e apasionuar pas fitnesit. Ajo thotë se kur është me të ëmën, njerëzit i ngatërrojnë “për motra”.

Për Lesley-n, mosha është vetëm një numër, pasi ajo mendon me vendosmëri se ekzistojnë dy mënyra të plakjes: njëra kronologjike që është nga data e lindjes deri më tani, dhe mosha biologjike, e cila na lejon të krijojmë një trup më të ri dhe të bëhemi më të shëndetshëm.

Ajo beson se me ushqyerjen e duhur dhe ushtrimet efektive, ne mund ta kthejmë mbrapsht procesin e plakjes.

“Ndërtoni muskujt dhe digjni dhjamin. Të paturit e një trupi të shëndetshëm varet nga ne”, shprehet Lesley.

Ajo stërvitet 5 herë në javë dhe ka fituar pothuajse 30 tituj fitnesi. Thënë këto, “sekreti” për një fizik të shëndetshëm, nuk është më dhe aq sekret kohët e fundit!

Burimi: Bright Side
Anabelmagazine