62 vjet histori, për herë të parë një shqiptare shkel në “Miss International”!
Shqipëria në “Miss International 2024”, e lexuat mirë, këtë vit një vajzë shqiptare do të ngjitet në skenën e këtij kompeticioni me një histori 62-vjeçare.
Për herë të parë vajzat bukuroshe u ngjitën në skenë në vitin 1960, për të krijuar një traditë të së bukurës dhe unikes. Miss International është konkursi i katërt më i madh në botë për sa i përket kurorëzimit të fituesve kombëtare për të marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar. Së bashku me Miss World, Miss Universe dhe Miss Earth, ky konkurs është një nga konkurset ndërkombëtare që përfshihet në “Big Four”.
Duhet të theksojmë se për shkak të pandemisë, kompeticioni i bukurisë nuk u zhvillua në vitet 2020-2021, teksa rikthimi duket se ka qenë mahnitës. Por më mahnitës është lajmi se për herë të parë skenën e këtij eventi të bukurisë do ta shkelë një vajzë shqiptare. Një përfaqësim që vjen pas 62 vitesh organizim të “Miss International”.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë bukuroshja që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss International 2024”, në një udhëtim drejt Tokyos-s, aty ku prej dekadash organizohet ky kompeticion. Ndërkohë që po presim “Miss Shqipëria 2024”, edicioni i 26-të do të ndryshojë historinë, risitë do të jenë kryefjala e këtij edicioni dhe më e bukura do të kurorëzohet shumë shpejt.
Revista Who