6 turistë italianë mbahen peng për 1 orë nga pronari i apartamentit në Sarandë
Gjashtë turistë italianë janë mbajtur peng për 1 orë brenda një apartamenti në Sarandë nga pronari i banesës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1, teksa pronari i apartamentit, 59-vjeçari J.A. nga Prishtina, nuk lejonte 6 italianët të dilnin nga banesa që iu kishte dhënë me qira.
Pronari pretendonte se italianët i kishin dëmtuar disa pajisje në banesë, dhe për këtë arsye i mbajti peng për rreth 1 orë.
Policia, që u njoftua për ngjarjen, shkoi në vendngjarje dhe arrestoi 59-vjeçarin, ndërsa liroi edhe 6 turistët italianë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. /tvklan.al