6 tiparet që dallojnë një burrë të mirë, nga një narcisist
Një marrëdhënie helmuese mund të ndikojë seriozisht në lidhjet intime me vetveten, po aq sa dhe në shëndetin e jetës së përditshme. Të paturit të një marrëdhënieje të pashëndetëshme, mund të ketë pasoja shkatëruese në jetën tuaj, duke përfshirë relatat me familjarët, shokët dhe kolegët.
1. Një mashkull i mirë do ta shprehi gjithmonë besimin që ka te ju
Ky lloj partneri do të sigurohet që ju të jeni në dijeni të besimit që ai ka tek ju, dhe që ato që thotë, i mendon me të vërtetë. Ai do t’ju ndihmojë të mposhtni pasiguritë tuaja dhe nuk do t’ju vërë në siklet nëse ju dështoni.
2. Një burrë i mirë do të bëjë gjithçka që të fitojë besimin tuaj
Nëse iu do me të vërtetë, ai do të përpiqet fort t’ju bindi se nuk duhet të dyshoni kurrë tek ai. Ai do t’ju tregojë që mund t’i besoni çdo çështje dhe s’do të bënte asnjë veprim që mund të shkaktonte ndjenja xhelozie. Një burrë i mirë do të jetë pranë jush për çdo problem që mund t’ju dali gjatë rrugës.
3. Ai nuk e ka problem të kërkojë falje nëse bën gabim
Një person që ju dashuron nuk do ta lejojë kurrë egon e tij të hyjë midis jush. Ndonjëherë ata mund ta bëjnë këtë, me doza te vogla sigurisht, por do ta lënë atë mënjanë sapo ta kuptojnë që e kanë gabim dhe se duhet të kërkojnë falje. Një burrë i mirë do ta pranojë që e ka gabim, edhe nesë nuk e kupton mirë situatën, nesë vë re se ti je lënduar, ai do të përpiqet ta rregullojë atë sa më shpejt të jetë e mundur.
4. Një burrë i mirë shpërndan energji pozitive kudo që shkon
Ai do të jetë i sjellshëm me shokët, prindërit apo kolegët e tu. Do të përpiqet të të përmirësojë humorin në kohë të vështira. Meshkujt “helmues”, nga ana tjetër, nuk e vrasin shumë mendjen për njerëzit e tjerë, dhe nëse ata vetë nuk ndihen mirë, përpiqen t’i tërheqin dhe të tjerët me vete.
5. Një burrë i mirë nuk do t’i manipulonte emocionet e tua
Ky është tipari më i rëndësishëm i këtyre meshkujve, sepse ata nuk do të përpiqeshin kurrë të fitonin terren nga gjendja juaj emocionale apo të kërkonin favore. Ata i respektojnë gratë për atë që janë dhe nuk do t’i detyronin ato të bënin gjëra kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre të lirë.
6. Një burrë i mirë do t’ju ndihmojë të “hapni sytë” para gjërave që kanë me të vërtetë rëndësi
Të qenit në një marrëdhënie më një burrë të mirë do të thotë se ai do të sigurohet gjithmonë që ju të bini në dashuri më të dhe se ai është 100% i gatshëm për të ndërmarrë hapa serioze. Ai s’do t’i fshehi asnjëherë ndjenjat e vërteta nga ju. Shumica e burrave nuk ndihen të sigurt në shfaqjen e ndenjave të tyre partnerit, por kur ta bëjë këtë, ti do ta marësh vesh. Një burrë narcisist nuk do t’ju vërë në dijeni të ndjenjave të veta edhe nëse ju do./Bota.al