6 muaj pas festivalit të RTSH-së, Alketa Vejsiu flet pa doreza: Media le ta dijë
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon.
Disa muaj pas festivalit të RTSH-së, Alketa vendosi të tregonte para kamerës një nga prapaskenat që e mbajti për vete, pavarësisht se mori shumë kritika. Moderatorja u shpreh se ishin një grup njerëzish që dëshironin që ajo të dështonte.
“Do t’i sqaroj disa gjëra që ndodhën në prapaskenë. Ka qenë një grup i vogël interesash që kishin dëshirë të godisnin. E bënë, morën kënaqësinë. Media le ta dijë”, u shpreh Alketa.
E pyetur nëse prezenca e saj në skenë u cilësua si një ‘asfiksi’, Alketa tregon:
“Unë doja të thoja për këtë çështjen e asfiksisë se ai festivali ishte shumë i madh dhe kishte vend për të gjithë yjet, kishte ajër plot që të mos asfiksoheshin dhe ata që në fakt u asfiksuan. Duke respektuar kritikën tuaj dashamirëse, unë kam ftuar mbi 30 personalitete të artit, medias, politikës dhe spektaklit në Shqipëri dhe po ti them emrat, do të shpërthejë një tjetër polemikë që nuk kam dëshirë.
Njerëzit tani kanë nevojë për qetësi dhe relaks. Të gjithë këta personazhe që ftova më thanë, për arsye të veçanta, Nuk vijmë në festival, dhe më lanë vetëm. Kështu që po ta dinin këtë fakt, mediat do kishin qenë pak më të rezervuara dhe do merreshin me kauzën tjetër që është e përbotshme ku thuhet “ta ndihmojmë këtë vajzën që mbeti e vetme, dhe mundi tja dali”, ja që mund tja dalësh edhe vetëm.
Ky protagonizëm nuk lindi nga dëshira ime për të qenë protagoniste në skenë por nga pamundësia për ti paguar, sepse buxheti ishte i limituar, dhe patjetër nga pamundësia ime për të patur dashamirësinë e kolegëve për të qenë aty apo edhe ata të cilët më dhanë arsye shumë objektive për të mos qenë aty, të cilat i respektoj dhe mirëkuptoj. Të gjithë prezantuesit që kanë qenë dhe kanë prezantuar atë festival, kanë qenë të ftuar nga unë dhe Vera Grabocka për të ardhur dhe ata nuk erdhën.
Unë vlerësoj faktin që kishte shumë pak njerëz që pranuan të ishin në këtë udhëtim me mua, siç nuk kam asnjë mërzitje dhe shqetësim por më vjen keq që pasi unë bëra hapin për ti ftuar dhe për ta ndarë kekun me të gjithë, ata refuzuan të ishin aty”.