6 mënyra si të hiqni rrudhat në qafë thjesht fare!
Qafa është një pjesë shumë e ndjeshme e trupit, por ne e neglizhojmë kujdesin ndaj saj. Për këtë arsye, shfaqen rrudhat ose vijat rreth saj. Të kesh rrudha dhe vija në qafë është normale, por një gjë e tillë mund t’ju bëjë të dukeni më e madhe në moshë. Kështu që ekspertët sugjerojnë disa mënyra si t’i hiqnni me këto veprime.
1. Përdor telefonin dhe laptopin në mënyrën e duhur – Ne shpenzojmë orë të tëra duke parë në telefonat tanë dhe si rezultat kemi dhimbje shpine dhe rrudha në qafë. Për ta parandaluar këtë mundohuni të qëndroni drejt kur jeni duke ndenjur në telefon apo në laptop.
2. Shkarko aplikacione që do të ndihmojnë të mbash kokën dhe qafën drejt – Ka disa aplikacione që ju ndihmojnë për ta kontrolluar pozicionin tuaj të kokës. Sa herë që merrni njoftime nga aplikacioni, ju do të ndryshoni pozicionin duke qëndruar drejt.
3. Mos harro të pastrosh qafën së bashku me fytyrën çdo ditë – Çdo mbrëmje duhet të mbani të njëjtën rutinë: Fshini tualetin nga fytyra dhe nga qafa dhe aplikoni krem në fytyrë dhe në qafë.
4. Trajtojeni qafën – Lëkura e qafës është e ndjeshme prandaj kërkon kujdes. Dy herë në javë me kujdes masazhoni qafën tuaj për të hequr qafe lëkurat e vdekura.
5. Aplikoni krem me retinoid – Kremrat me retinoid luftojnë plakjen dhe rrudhat. Ekspertët rekomandojnë aplikimin e këtij kremi në një sasi shumë të vogël çdo 2 ditë. Mos e përdorni shumë sepse mund të shkaktojë thatësi.
6. Bëni joga me qafën tuaj – Uluni në një pozicion të rehatshëm, nxirrni mjekrën përpara, buzëqeshni për 5 sekonda, ndjeni tensionin në muskujt e qafës tuaj, përsëriteni këtë 3 herë. Bëni këtë ushtrim 1-2 herë në ditë.