6 gjërat që njerëzit e suksesshëm nuk i thonë kurrë!
1. “Uff, dorëzohem”: Michael Jordan ka thënë që nëse ju pengon një mur i lartë, nuk duhet të ndalni rrugëtimin, por të gjeni një mënyrë për të kapërcyer atë. Pikërisht njerëzit e suksesshëm ndjekin këtë parim në jetë.
2. “Hë se do ta bëj më vonë këtë gjë”: Nëse shpreheni kështu, do të thotë se ju nuk planifikoni mirë kohën. Një njeri i suksesshëm arrin t’i organizojë gjërat dhe t’i ndajë ato sipas prioriteteve.
3. “Jam i kënaqur”: Një CEO i suksesshëm vendos përherë standarde të larta. Madje edhe kur i përmush ato, synon të arrijë të tjera nivele në karrierën e tij. Pra, nuk duhet të kënaqeni me pak.
4. “S’e kam unë fajin”: Një drejtues i zoti i merr përsipër gjithë përgjegjësitë dhe kjo ndodh edhe në rast të një situate të dështuar. Po, kështu ata frymëzojnë gjithë ekipin e tyre.
5. “Ç’më duhet mua! Unë nuk kam për të qenë kurrë lider”: Nëse nuk beson ti tek vetja, më thuaj kush do ta bëjë? Unë?!
6. “S’kam asnjë ide të re”: E dimë që është mjaftueshëm e lehtë për të thënë që nuk keni ide të reja, por ç’rëndësi ka kjo. Një lider e di shumë mirë si, kur dhe pse duhet të ketë ide të tjera, të padëgjuara më parë.
Pra, qartë?! Vërini veshin këtyre këshillave nëse nuk doni të ankoni në të ardhmen për karrierën tuaj “në vend-numëro”.
Burimi: Forbes
Anabelmagazine