‘5D’/ GJKKO shpall vendimin, ja me sa vite burg u dënuan drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dosjen 5D, që i përket fraksionit të dytë, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi e Jetjon Meraj

Deborah Keçi është dënuar me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul me 8 muaj qëndrim pas hekurave.

Në fund GJKKO vendosi pezullimin e dënimit të saj me burg dhe vënien e saj në 16 muaj shërbim prove.

VENDIMET:

Deborah Keçi- Shkelje e barazisë/ 1 vit burg.

8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove.

5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike

Teuta Guri- Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik

Renaldo Gjerasi- 9 muaj

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik.

Jetjon Meraj – 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

tpz.al