50-vjetori i aktores: Në vend të fotove nudo, duhet të kishte marrë vëmendje urimi i saj për veten!

Aktorja dhe themeluesja e Goop, Gwyneth Paltrow, mbushi 50 vjeç më 27 shtator dhe vendosi të festojë me një foto minimaliste (deri diku).

“Gjithçka që di është se po më lyejnë me ar dhe se duhet të jem lakuriq”, tha ajo për fotosesionin.

Ideja pas fotove ishte për të shprehur “energjinë dhe optimizmin” që aktorja po përjeton në të 50-at.

Këto imazhe nuk ishin mënyra e vetme me të cilën Gwyneth Paltrow shënoi momentin historik. Ajo gjithashtu ka shpjeguar se si ndihej për ditëlindjen e 50 në një postim që shkroi për Goop.

“Unë e kuptoj në një farë mase se jeta është lineare, që kam jetuar x numër ditësh deri më tani dhe ndoshta e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës. Por ka diçka në ëmbëlsinë e jetës që ekziston thellë brenda meje dhe që është e pandryshuar, që nuk do të ndryshojë. Është thelbi i esencës. Duket se po bëhet më e ëmbël.”

Paltrow më pas vazhdoi të tregojë se si ndihej për trupin e saj, konkretisht në moshën 50-vjeçare.

“Trupi im, një hartë e dëshmive të të gjitha ditëve, është një përmbledhje shenjash dhe parregullsish që tregojnë për kapitujt e jetës sime. Ka shenja nga djegiet e furrës, një gisht të thyer në një dritare shumë kohë më parë dhe shenja nga lindja e një fëmije. […]. Dhe ndërkohë që bëj ç’është e mundur që të përpiqem për një shëndet të mirë dhe jetëgjatësi, për të shmangur dobësimin e muskujve dhe zvogëlimin e kockave, kam një “mantra” që e përdor sa herë ndjej se më pushtojnë mendime që nuk i dua: Unë e pranoj I pranoj shenjat e lëkurës, rudhat dhe çdo gjë. E pranoj trupin tim dhe heq dorë nga nevoja për të qenë perfekte dhe për të sfiduar gravitetin, për të sfiduar logjikën, për të sfiduar njerëzimin. Unë e pranoj humanizmin tim.”

Tani ajo i bën vetes vetëm një pyetje: Çfarë dëshiron të bësh me pjesën tjetër të kohës së mbetur këtu?

Përgjigja?

“Unë do të doja të ngadalësoja ritmin,” thotë ajo. “Do të doja të tërhiqesha pak. Do të doja ta bëja rrethin tim më të vogël. Do të doja të gatuaja darkë më shumë. Do të doja që keqkuptimet të bëhen mirëkuptime. Do të doja të vazhdoja t’i tregoja bashkëshortit pjesë edhe më të thella të vetes, edhe pse kjo më tremb. Do të doja të këndoja më shumë, edhe nëse është vetëm në dush. Unë do të doja t’i them kujtdo që ka pasur një përvojë negative me mua se më vjen keq. Do të doja ta pranoja plotësisht veten. Unë jam e papërsosur, nuk kam durim, shaj shoferët e tjerë, nuk i mbyll dyert e dollapit, gënjej kur nuk dua të lëndoj ndjenjat e të tjerëve. Unë jam gjithashtu shumë bujare dhe me humor. Unë jam e zgjuar dhe e guximshme.”

Burimi: Glamour
Anabelmagazine