50 vite dashuri si prindërit e Bleonës

Prindërit e Bleona Qeretit festojnë sot 50 vite martesë dhe këngëtarja ju dedikoi fjalët më të ëmbla.

“Sot prindërit e mi festojnë 50-vjetorin e martesës. Në kohët që jetojmë, këto nuk ndodhin më. I adhuroj prindërit për dashurinë dhe jetën krah njëri-tjetrit, që gjithmonë kanë pasur në mendjen interesat e përbashkëta dhe përherë kanë menduar për njëri-tjetrin. Zihen si Tom dhe Jerry, por e duan pa fund njëri-tjetrin dhe nuk jetojnë dot pa praninëe tjetrit. Jam krenare dhe e nderuar që jam vajza e tyre. Lutem që në të ardhmen të kem dhe unë atë që kanë prindërit e mi, me personin që do dua. Mesi po pres të përjetoj ‘përgjithmonë’.

Kështu jam rritur dhe nuk njoh tjetër mënyrë jete”, shkruan Bleona ndër të tjera./revistawho.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)