5 vjet bashkë/ Blero e konsideron Afrona Dikën gruan e tij edhe pse s’janë martuar ende

Blero Muharremi nuk mund të rrinte dot pa kujtuar momentin kur u njoh për herë të parë me partneren e tij, Afrona Dikën. Në 5-vjetorin e lidhjes ai e kujton këtë moment me shumë dashuri dhe shprehet se që prej fillimit e ka ditur, që do të jetë e tij përgjithmonë. Këngëtari publikoi një fotografi me të dashurën, të cilës i dedikoi edhe disa fjalë emocionuese. “Gruaja ime, që prej momentit që të kam njohur e kam ditur që do të jesh gjithmonë e imja”, shkroi Blero.

Blero-2

Blero dhe Afrona do të martohen këtë vit me një dasmë madhështore. Këngëtari dhe e fejuara e tij kanë vendosur të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre me 21 shtator të vitit 2019. Çifti i shoëbiz-it shqiptar ka zgjedhur pikërisht bregdetin e Shqipërisë, për të zhvilluar dasmën, shkruan Iconstyle. Rreth 300 personat e ftuar, mes tyre miqtë dhe familjarët, do të festojnë për dashurinë e Bleros dhe Afronës, në një resort luksoz në Shëngjin, në plazhin e njohur si “Rana e hedhun”.