5 vite pasi e martoi në program me Albi Nakon, Ardit Gjebrea drekon me Klaudia Pepën
Para pesë vitesh ai ishte dëshmitari kryesor në ceremoninë e martesës me koreografin Albi Nako, ndërsa sot Ardit Gjebrea ishte duke drekuar me Klaudia Pepën. Ajo ndodhet në Tiranë, dhe në drekë me ta ishte dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria. Nuk dihet nëse ishte takim thjesht miqësor, apo ata po kurdisin ndonjë projekt sekret së bashku. “Sa mall dhe sa mirë që u takuam sonte”, ishin fjalët me të cilat shwman-i i famshëm shoqëroi foton nga dreka me balerinën, e cila tashmë është vendosur në Itali për të zhvilluar atje karrierën e saj. Vitin e kaluar ajo i dha fund martesës disavjeçare me koreografin e saj, Albi Nakon të cilin e njohu në paskuintat e televizionit “Klan”. Çifti u celebruan “live” në ekran gjatë programit “E diela shqiptare” në korrik të vitit 2013, një ceremoni martese që bëri bujë në atë kohë për faktin se ndodh shumë rrallë mes personazheve të njohur. Në një transmetim “live” ne “E Diela shqiptare” ata u celebruan me dëshmitarë Ardit Gjebrenë, spektatorët në sallë dhe teleshikuesit shqiptarë. Edhe pse çifti sot nuk janë më bashkë, ata duket se ruajnë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin. /Story.al/