
5 vite pas birësimit të djalit, Fjodora Fjora rrëfen jetën e nënës së përkushtuar

Aktori izraelit, Alon Aboutboul, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare dhe trupi i tij i pajetë u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin verior. Alon luajti rolin e Dr. Pavel në “The Dark Knight Rises”, filmi i fundit i Christopher Nolan për Batmanin. Së fundmi, ai po notonte në plazhin HaBonim në Tel Aviv kur…
Lexo me shumeSanie Selman, nëna e Ilirjan Selmanit 31-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka mohuar kategorikisht përfshirjen e të birit në këtë ngjarje të rëndë, duke e konsideruar të pamundur që ai të ketë kryer një krim të tillë. Në një deklaratë emocionale jashtë kamerave, ajo ka shprehur tronditjen për situatën dhe…
Lexo me shumeBurime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025. Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot…
Lexo me shumePrej 5 vitesh ajo është nëna e një djali, Alteos, i cili i ka zbukuruar edhe më shumë ditët e Fjodora Fjorës, gazetares e cila herë pas here ka qenë në qendër të mediave edhe për jetën e saj personale. Birësimi i Alteos nga gazetarja televizive ka bërë shumë bujë në media asokohe, dhe është cilësuar si një shembull për t’u ndjekur. E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, Fjodora rrëfeu më tepër rreth marrëdhënies me djalin dhe sfidat e prindërimit. “Vitet kanë kaluar shumë shpejt. Ai tani është rritur, i artikulon bukur fjalët dhe diskuton. Ende është në kopësht sepse unë kisha dëshirë që ai të jetonte fëmijërinë sepse shkolla aty është. Alteo është inteligjent dhe unë kam menduar ta çoj 6 vjeç në parashkollor, ishte një vendim aty për aty”, u shpreh ajo sipas Iconstyle. Ajo dëshiron që kur Alteo të shkojë në shkollë të ndihet më i përgatitur, pavarësisht se ai di të lexojë që tani. “Do të vijë edhe shkolla dhe orët e gjata të mësimit, ta shijojë edhe pak fëmijërinë”, tha gazetarja. Për Fjodorën është një fill i hollë ai që ndan edukatën me tekat, prandaj si një mama gjatë këtyre 5 viteve ajo i ka besuar instiktit, duke u treguar herë tolerante e herë e rreptë me të birin.