5 vite martesë. Sara Hoxha i bën dedikimin romantik Ledion Liços
Sara Hoxha dhe Ledion Liço festojnë 5 vite martesë. Çifti i njohur i thanë “Po” njëri-tjetrit në 2018 në një ceremoni ëndërrash në Liqenin e Komos, Itali.
Historia e tyre disavjeçare asokohe ishte bekuar me djalin e tyre të madh, London. E këto vite, familja e tyre e bukur është shtuar edhe me dy bekime të tjera: djalin Roman dhe vajzën Ruya Roe, që erdhi në jetë vitin e kaluar.
E sigurisht Sara dhe Ledioni kanë shumë arsye për të festuar, por mbi të gjitha festojnë për dashurinë e tyre. Producentja ka ndarë dy foto nga dasma e tyre në Instagram duke shprehur mirënjohjen e saj për partnerin e jetës.
“Postim vlerësimi për pesë vitet e martesës sonë këtë muaj. Pafund mirënjohëse për partnerin tim të jetës”.-shkruan Sara.
View this post on Instagram