Një përmbledhje e rastit të 3-vjeçarit që pretendohet se është rrëmbyer nga gjyshërit
Një vajzë 23-vjeçare, Ille Gjuni, denoncoi vjehrrit e saj në policinë e Durrësit dhe i akuzoi se i kanë rrëmbyer djalin e mitur 3 vjeç. Ajo tha se pas vdekjes së të shoqit në aksident automobilistik, e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më tek e ëma. Me lot…
Qindra policë ZVICERANË prishin “Bajram Party”, arrestojnë Soni Malajn, Sinan Vllasaliun dhe Don Phenom! Ja për se i akuzuan
Një “BajramParty” i madh do të mbahej me 13 prill në Zvicër ku do performonin emra të njohur të muzikës shqiptare, por ka dështuar. Kjo pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtar të njohur të skenës muzikore. Gazeta Insajderi përmes burimeve të sigurta ka mësuar se të arrestuarit janë: Sinan Vllasaliu, Soni…
Vrau gruan një ditë më parë, ndahet nge jeta e ëma e autorit të dyshuar të ngjarjes
Edmond Lajqi nga Peja vrau një ditë më parë gruan e tij me armë zjarri. Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, siç raportojnë mediat në Kosovë, ndërroi jetë e ëma e të dyshuarit, Zyrafete Lajqi. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Ndaj Edmond Lajqit është…
Këtë fundjavë Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez ndanë me fansat lajmin e bukur se janë fejuar.
Të gjithë u mahnitën me unazën e saj të fejesës dhe “ENews” ka bërë një krahasim të 5 unazave të Jennifer.
Po, sepse kjo është fejesa e pestë për këngëtaren me famë botërore.
Bashkëshorti Nr. 1: OJANI NOA J.Lo u martua OjaniNoa në kohën kur ai ishte ende kamarier, në vitin 1997. Por ata u divorcuan një vit më vonë.
Unaza nr. 1 Ohani Noa i propozoi këngëtares me një unazë diamanti në formë dardhe, me vlerë rreth gjashtë shifra.
Bashkëshorti Nr. 2: CRIS JUDDJ.Lo dhe ish-balerini i saj u martuan në vitin 2001. Të dy u ndanë më pak se një vit më vonë dhe u firmosën divorcin në janar të vitit 2003, kur ajo u fejua me aktorin Ben Affleck.
Unaza Nr. 2 Cris Judd i propozoi Lopez me këtë unazë me diamant, që vlerësohet të jetë me vlerë gjashtë shifra.
I fejuari Nr. 3: BEN AFFLECKJ.Lo dhe aktori Ben Affleck filluan të dalin në vitin 2002, kur ata luajtën në filmin “Gigli”. Më vonë luajtën në filmin “Girl Jersey” dhe në videoklipin e këngës “Jenny From the Block”. Atë nëntor, Affleck i propozoi J.Lo-së. Të dy planifikuan një ceremoni martese në Santa Barbara të Kalifornisë, më 14 shtator 2003. Ai dhe J.Lo disa muaj më vonë njoftuan se ishin ndarë.
Unaza Nr. 3 Affleck i dha Jennifer një unazë “Harry Winston” me një diamant prej 6.1 karatësh, që vlerësohet të jetë me vlerë mes 1.2 milionë dollarë dhe 2.5 milionë dollarë.
Bashkëshorti Nr. 4: MARC ANTHONY Dy këngëtarët, u martuan në vitin 2004 dhe njoftuan ndarjen në vitin 2011. Anthony paraqiti kërkesën për divorc një vit më vonë dhe u finalizua në 2014. Ata kanë dy fëmijë sëbashku, binjakët Max dhe Emme.
Unaza NR. 4Anthony i propozoi Lopezit me një unazë të “Harry Winston” prej 8.5 karatësh, me vlerë rreth 4 milionë dollarë.
I fejuari Nr. 5: ALEX RODRIGUEZ Të dy filluan të takoheshin në shkurt 2017.
Unaza Nr. 5 Ish-ylli Yankees të New York-ut, i propozoi këngëtares më 9 mars 2019 me këtë unazë diamanti prej 15 karatësh, që vlerësohet të jetë me vlerë mes 1 milion-5 milion dollarë.