5 unazat e fejesës së Jennifer Lopez-it (FOTOT)

Këtë fundjavë Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez ndanë me fansat lajmin e bukur se janë fejuar.

Të gjithë u mahnitën me unazën e saj të fejesës dhe “ENews” ka bërë një krahasim të 5 unazave të Jennifer.

Po, sepse kjo është fejesa e pestë për këngëtaren me famë botërore.

Jlo-2

Bashkëshorti Nr. 1: OJANI NOA J.Lo u martua Ojani Noa në kohën kur ai ishte ende kamarier, në vitin 1997. Por ata u divorcuan një vit më vonë.

Jlo-3

Unaza nr. 1 Ohani Noa i propozoi këngëtares me një unazë diamanti në formë dardhe, me vlerë rreth gjashtë shifra.

Jlo-4

Bashkëshorti Nr. 2: CRIS JUDD J.Lo dhe ish-balerini i saj u martuan në vitin 2001. Të dy u ndanë më pak se një vit më vonë dhe u firmosën divorcin në janar të vitit 2003, kur ajo u fejua me aktorin Ben Affleck.

Jlo-5

Unaza Nr. 2 Cris Judd i propozoi Lopez me këtë unazë me diamant, që vlerësohet të jetë me vlerë gjashtë shifra.

Jlo-6

I fejuari Nr. 3: BEN AFFLECK J.Lo dhe aktori  Ben Affleck filluan të dalin në vitin 2002, kur ata luajtën në filmin “Gigli”. Më vonë luajtën në filmin “Girl Jersey” dhe në videoklipin e këngës “Jenny From the Block”. Atë nëntor, Affleck i propozoi J.Lo-së. Të dy planifikuan një ceremoni martese në Santa Barbara të Kalifornisë, më 14 shtator 2003. Ai dhe J.Lo disa muaj më vonë njoftuan se ishin ndarë.

Jlo-7

Unaza Nr. 3 Affleck i dha  Jennifer një unazë “Harry Winston” me një diamant prej 6.1 karatësh, që vlerësohet të jetë me vlerë mes 1.2 milionë dollarë dhe  2.5 milionë dollarë.

Jlo-8

Bashkëshorti Nr. 4: MARC ANTHONY Dy këngëtarët, u martuan në vitin 2004 dhe njoftuan ndarjen në vitin 2011. Anthony paraqiti kërkesën për divorc një vit më vonë dhe u finalizua në 2014. Ata kanë dy fëmijë sëbashku, binjakët Max dhe Emme.

Jlo-9

Unaza NR. 4 Anthony i propozoi Lopezit me një unazë të “Harry Winston” prej 8.5 karatësh, me vlerë rreth 4 milionë dollarë.

Jlo-1

I fejuari Nr. 5: ALEX RODRIGUEZ Të dy filluan të takoheshin në shkurt 2017.

Jlo-10

Unaza Nr. 5 Ish-ylli Yankees të New York-ut, i propozoi këngëtares më 9 mars 2019 me këtë unazë diamanti prej 15 karatësh, që vlerësohet të jetë me vlerë mes 1 milion-5 milion dollarë.

/Hashtag.al