5 shtete evropiane caktojnë datën për rihapjen e kufijve

Kriza e koronavirusit mbylli kufijtë mes vendeve evropiane. Tashmë që situata shihet disi më e stabilizuar, 5 shtete kanë vendosur rihapjen e kufijve.

Gjermania, Austria, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke mund të lëvizin lirisht mes tyre nga mesi i qershorit. “Ne mendojmë se mund të krijojmë një mini-Shengen duke i lejuar njerëzit të udhëtojnë pa kontrolle kufitare, teste ose karantinë në mes të qershorit”, tha ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek.

Austria dhe Gjermania e kanë vendosur që data 15 qershor do të shënojë rihapjen e kufijve. Vendet e Europës Qendrore kanë lehtësuar masat dhe kufizimet e brendshme, të vendosura për parandalimin e Covid. /News31.al

Burimi: BalkanWeb