5 muaj pas lindjes, Floriana Garo tregon barkun
5 muaj më parë prezantuesja e ekranit, Floriana Garo, u bë nënë për herë të parë, me vajzën e quajtur Adia. Pas lindjes një nga problemet më të mëdha që ka hasur është pesha trupore. Në disa intervista, ajo ka treguar se e kishte mjaft të vështirë të hiqte kilet e tepërta, pasi gjatë shtatzënisë shtoi shumë në peshë, shkruan Who. Por duket se përpjekjeve për të qenë në formë ajo ia ka dalë me sukses. Së fundmi Floriana ndodhet me pushime në Borsh dhe nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet me bikini. Me barkun e sheshtë dhe një buzëqeshje në fytyrë, ajo tregon se ja ka dalë të rikthejë shumë shpejt format e përkryera fizike.