5 llojet e këpucëve që nuk duhet të mungojnë këtë sezon në dollapin tuaj
Sezoni i vjeshtës dhe dimrit së bashku me shiun sjell dhe koleksionet më të fundit të këpucëve nga stilistët më të njohur ndërkombëtarë. Të ndihesh rehat apo të zgjedhësh këpucë që të bëjnë të dukesh më bukur, është një nga pikëpyetjet më të mëdha që shumica e njerëzve kanë kur i duhet të zgjedhin.
Nga çizmet e shndritshme për ditët me shi, kambalet me pak takë në ngjyrë të zezë ose leopard, këpucët serioze me majë për një darkë pune, por dhe sandalet për festa të veçanta pranë më të dashurve, ‘Elle’ ju sjell më poshtë 5 modelet e këpucëve që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj këtë sezon:/revistawho.com