
5 gjuhët e dashurisë: Zbulo cila është e jotja
Dashuria nuk është një ndjesi one-size-fits-all. Ne kemi mënyrat tona unike për të dhënë dhe marrë dashuri. Teoria e 5 gjuhëve të dashurisë do t’ju bëjë të kuptoni më shumë për veten.
Pra, merrni një filxhan kakao të nxehtë (ose ndoshta diçka më të fortë) dhe le ta zbërthejmë këtë teori.
Pesë gjuhët e dashurisë u prezantuan për herë të parë në vitin 1992 nga këshilltari i martesave Dr. Gary Chapman në librin e tij “5 gjuhët e dashurisë”. Ja cilat janë:
– fjalët
– veprimet
– dhuratat
– koha cilësore
– prekja fizike
Fjalët
Nëse “Të dua shumë!” është një fjali që ju emocionon menjëherë sapo e shkruani/lexoni, atëherë fjalët janë gjuha juaj e dashurisë, qofshin ato të folura apo të shkruara. Ti pëlqen të shprehesh duke u thënë të tjerëve “Të dua!”, “Jam krenar/e për ty”, “Faleminderit që je pranë meje!” etj.
Veprimet
“Jo fjalë, por vepra” është motoja juaj. Për ju, dashuria është në veprime. Qoftë nëse dikush ju bën një filxhan kafe në mëngjes ose ju sjell çadrën kur bie shi, këto veprime të vogla flasin shumë. Ju ndiheni mirë kur partneri/ja ju ndihmon me një punë pa pasur nevojë ta pyesni; u gjendeni të tjerëve pranë sa herë kanë nevojë; kujdeseni për fëmijën e dikujt në rast nevoje etj. Këto veprime të vogla “flasin” shumë.
Dhuratat
Për personat që kanë dhuratat si gjuhë dashurie, domethënia shkon përtej dëshirës vetëm për gjëra materiale. Kur bëhet fjalë për dhënien e dhuratave, ju mendoheni mirë për të gjetur diçka të veçantë dhe vlerësoni gjithçka që ju dhurojnë, sado e vogël qoftë. Për shembull, nëse jeni duhanpirës/e që nuk doni të lini duhanin, dhe dikush ju dhuron një IQOS, ju nuk vlerësoni thjesht dhuratën materiale, por faktin që dikush ju ka dhuruar një pajisje që është një alternativë më të mirë dhe ju ndihmon të ruani një stil jetese më të pastër.
Koha cilësore
Një person, gjuha e dashurisë së të cilit është koha cilësore, mund të ndihet më i vlerësuar kur njerëzit për të cilët interesohet gjejnë kohë për të qenë së bashku dhe i kushtojnë vëmendje. Ju ndiheni të shkëputur kur nuk kaloni mjaftueshëm kohë me dikë. Nëse nuk shpenzoni mjaftueshëm kohë me partnerin/en ndikon në kënaqësinë tuaj (qoftë edhe seksuale). Gjithçka ka të bëjë me ato momente intime, pavarësisht nëse jeni duke parë “Big Brother VIP” ose thjesht jeni ulur së bashku në heshtje.
Prekja fizike
Nëse mbajtja e duarve, përqafimet dhe puthjet spontane janë ato që ju bëjnë të ndiheni të dashuruar, atëherë gjuha juaj e dashurisë është prekja fizike. Ju lumturoheni nga dashuria dhe intimiteti, pavarësisht nëse është përqafim në divan apo një puthje spontane në faqe. Gjithçka ka të bëjë me të qëndruarit afër!
Si të kuptoni gjuhën tuaj të dashurisë
Ende keni dyshime? Pa merak! Gjithçka ka të bëjë me zbulimin e asaj që ju bën të ndiheni të dashuruar dhe çfarë ju duket më e natyrshme. Reflektoni se si u shprehni dashurinë të tjerëve dhe kushtojini vëmendje mënyrës se si ndiheni më të vlerësuar. Pasi të kuptoni gjuhën tuaj, tregojani partnerit/es – na besoni, kjo do ta bëjë lidhjen shumë më të fortë.
Anabelmagazine