41-vjeçarja e punësuar në kompaninë e Vasjarit/ Këngëtarja: Ishe grua e bukur, e fortë e punëtore

Këngëtarja, Zaimina Vasjari ka reaguar për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës.

Vasjari tregon se nëna e 4 fëmijëve që i dha fund jetës ka qenë punonjëse në kompaninë e saj dhe ishe një grua e bukur, e zonja, e fortë, një nga punëtoret më të shkëqyera të kompanisë.

“U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë që portalet të përfshinë por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

“Tani do prehesh në paqe Bedrie. U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë që portalet të përfshinë por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar se ndoshta është shumë e dëgjuar por historia e TikTokut do të ishtë një lajm më i klikuar. Për fat të keq sot dhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e fortë, një nga punëtoret më të shkëqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një një nënë shembullore. Ngushëllime të përzemërta familjarëve”, shkruan Zaimina Vasjari.

CNA