41 kg për 6 muaj / Mike Pompeo ndryshim drastik në pamje: Me regjim, jo ndërhyrje

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit dhe ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka pësuar një ndryshim drastik në trupin e tij, pasi në disa foto të publikuara së fundmi, shihet se sa shumë ka ndryshuar në pamjen e tij të jashtme.

Pompeo shprehet se ka humbur plot 41 kg për 6 muaj, ndërsa nënvizon se humbjen në peshë e ka arritur falë ndryshimit të zakonit të të ngrënit, e jo si rezultat i një ndërhyrjeje.

“Kam lexuar shumë për këtë temë. Por gjatë kësaj periudhe, kam ngrënë më pak dhe jam ushtruar më shumë. Kjo është ajo që bëra”, u shpreh Pompeo, i cili shtoi më tej se, ka arritur të humbiste në peshë pa ndihmën e asnjë nutricionisti dhe trajneri personal, por vetëm duke ndryshuar drastikisht mënyrën e të ushqyerit.

Pompeo po ashtu, është kuotuar si kandidat i mundshëm për President i SHBA, zgjedhje të cilat priten të mbahen në vitin 2024.

Marrë nga theguardian.com

(e.h/dosja.al)