40-vjetori e gjeti pak të sëmurë, por veç ky person di si ta ”shërojë” Xhemi Shehun

Kudo ku është Arbana është dhe Xhemi apo kudo ku është Xhemi është dhe Arbana? Renditja e emrave nuk ka rëndësi pasi dy moderatoret e njohura janë thuajse gjithmonë bashkë, e me miqësinë e tyre disavjeçare na kanë treguar se shoqëria e vërtetë në media apo botën e artit nuk është thjesht sa për sy e faqe.

Ditën e sotme Xhemi feston ditëlindjen e 40-të dhe doni të dini kush e ka surprizuar pak pas mesante, pasi kishte qenë për plot 4 orë në transmetim të drejtpëdrejtë? E kush tjetër, përveç Arbanës.  Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, moderatorja e njohur ka shkuar në shtëpinë e saj me një buqetë të madhe me lule për t’i uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen vajzës më speciale që kam fatin ta kem shoqe, motër, zemër. I love you. (P.s Swipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas showt.)”- shkruan Arbana ndërkohë që ka ndarë për ndjekësit edhe disa foto me momentet më të bukura që ka kaluar me Xhemin. Kjo e dfundit duket se nuk ka qenë mirë me shëndet, por në një koment shkruan se Arbana e shëroi mbrëmë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)