“40 vite, shkuan si era”, Labinot Tahiri uron veten për ditëlindje: Kur linda unë gjyshi kishte shkrepur disa herë…
Këngëtari i njohur Labinot Tahiri feston sot 40-vjetorin e lindjes. Por ai nuk priti urime nga të tjerët dhe vendosi të urojë vetë, veten e tij.
Duke reflektuar për vitet e kaluara të jetës, Labinoti u kthye pas në kohë në momentin e lindjes.
Këngëtari tha se ajo ditë ishte gëzim i madh për familjen dhe gjyshi i tij shkrepi disa herë revolen.
“Sipas kohës dhe datës kur nëna më tregonte disa herë për ditëlindjen time, ishte ora 10:00 e ditës së martë!
Domethënë, data 18 dhjetor 1979 ishte gëzim i madh për familjen time, qe besa edhe gjyshi kishte shkrepur disa herë me revole në atë kohë, Baba Izet,”- shkroi ai në një postim në Instagram.
Ndërsa në ditën e lindjes nuk ngurroi të jepte një mesazh paqeje për shqiptarët kudo që janë.
Labinoti tha se duhet të jemi mirënjohës ndaj njëri-tjetrit dhe të dhurojmë vetëm dashuri.
“ Sot 40 vite, shkuan si era! Ta duam jetën se duhet ta dini që Zoti me zor nuk na ka sjellë në këtë jetë dhe një ditë terrin do na e bënë dritë.
Të respektojmë e të jemi mirënjohës ndaj njeri tjetrit! Të dhurojmë vetëm dashuri e kurajo për të gjithë. Për herë mirënjohës dhe me plot dashuri për ju; Labi , Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
Urime më qoftë 40-vjetori lindjes haha. Me te mira u pafshim,”– përfundoi këngëtari.