4 shenja që tregojnë se partneri juaj është duke ju nënvlerësuar
Janë një mijë e më shumë sjellje që një partner mund të adoptojë për t’ju pakësuar në një mënyrë delikate, duke kaluar plotësisht pa u vënë re në vetëdijen tuaj, por duke përcjellë një mesazh shumë të fuqishëm në të pandërgjegjshmen tuaj: “Unë jam më i rëndësishëm se ty!” Të vazhdojmë një marrëdhënie me një partner që nuk na vlerëson mund të jetë e dëmshme.
1. Mendoni se si ju bën të ndiheni
Dashuria nuk ka të bëjë vetëm me atë se si ndiheni për partnerin tuaj, por edhe se si kjo ju bën të ndiheni. Ju mund të thoni me vrull dhe bindje se e doni atë, por nëse jeni të lënduar në marrëdhënie, kini parasysh, nuk bëhet fjalë për dashurinë e vërtetë. Ju ndoshta po përjetoni një rrëmujë emocionale.
2. Marrëdhënia është “njëkahëshe”
Në një marrëdhënie të ekuilibruar, rolet janë të këmbyeshme. Nëse në marrëdhënien tuaj jeni gjithmonë ju që jepni, jepni rrugën dhe hiqni dorë, diçka nuk shkon. Sjellja juaj ekstreme e donatorëve mund t’ju lëndojë deri në pikën e gërryerjes së vetëbesimit tuaj. Sa herë që partneri juaj kërkon diçka nga ju dhe merr pa dhënë, ai në mënyrë implicite po ju nënçmon.
3. Racionalizimet
Shumë njerëz, veçanërisht ata të rritur në një familje jofunksionale, kanë një tendencë për të normalizuar abuzimin emocional dhe për të dhënë justifikime për veprimet e liga të të tjerëve. Këta njerëz kanë mësuar të shtypin ndjenjat negative dhe të përjashtojnë plagët e marra nga vetëdija, sikur të mos ekzistonin kurrë. Fatkeqësisht, injorimi i një plage nuk e bën atë të largohet dhe dhimbja do të gjejë mënyra të tjera për t’u shfaqur.
4. Vetëvlerësim i lëkundur
Vetëvlerësimi shpesh flitet si një pronë që varet vetëm nga vetja. Në realitet, vetëvlerësimi varet si nga faktorët e brendshëm, d.m.th. nga modelet njohëse që keni ndërtuar gjatë fëmijërisë (gjithmonë në përgjigje të reagimeve të jashtme), dhe nga faktorë të jashtëm, siç janë qëllimet që keni arritur dhe cilësia e mesazheve që merrni.
Përgatiti K.I / Burimi psicoadvisor.com