4 muaj pas martesës, 21 vjeçari i pret kokën gruas së tij në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Teksas ku një 21 vjeçar i ka prerë kokën bashkëshortes së tij.
Mediat e huaja shkruajnë se trupi i pajetë i Angie Diaz u gjet nga policia në shtëpinë ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Jared Dickus. Por sipas efektivëve, koka e saj rezulton e humbur.
“Ne gjetëm një pjesë të trupit të saj, ishte copëtuar dhe shtëpia ishte e mbuluar me gjak”, tha Sherifi Troy Gudry. Oficerët më vonë gjetën armën e krimit të fshehur në të njëjtin vend ku sulmuesi kishte tentuar të fshihte kokën e Diazit.
Menjëherë dyshimet e policisë ranë mbi 21-vjeçarin i cili pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ai që vrau dhe preu kokën bashkëshortes me të cilën ishte martuar më 21 tetor të vitit të kaluar.
Sipas vlerësimeve, vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë.
Sipas Sherif Gudry, vajza e ndjerë kishte kryer disa herë denoncime në komisariat për dhunë nga i shoqi. E reja ishte nga Nikaragua, dhe punonte me dokumente të rregullta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al