4 kombinime balerinash për stinën që mezi po presim
Trendet e pranverë – verës së 2021-it kanë filluar tashmë të promovohen dhe mes tyre pamë balerinat që janë sa të rehatshme aq edhe klas kur kombinohen në mënyrën e duhur.
Ne ju sjellim katër kombinime që përfshijnë balerinat:
Xhinse, bluzë me vija, xhaketë treçerekshe lëkure dhe një palë balerina me majë të rrumbullakët.
Këmishë, pantallona me prerje të drejtë dhe xhaketë treçerekshe. Shoqërohet me balerina me majë trekëndësh.
Pantallona të zeza serioze, bluzë këmishë, pardesy e hollë dhe balerina të zeza me gurë.
Fund i gjatë, bluzë e thjeshtë dhe e ngushtë, e xhaketë e shkurtër. Balerina të thjeshta në ngjyrë kafe./revistawho.com