39 vjeçarja lindi fëmijë nga adoleshenti me të cilin abuzoi në fushën e golfit (fotot)
Një nënë 39 vjeçare akuzohet në Britani se ka lindur bebe nga një djalë adoleshent me të cilin abuzoi seksualisht, si “në shtëpinë e saj ashtu dhe në një fushë golfi”.
Sarah Campbell akuzohet për 15 shkelje seksuale ndaj dy djemve adoleshente, një prej të cilëve besohet se është babai i bebes së saj, por gruaja mohon akuzat, shkruan rrjeti lokal britanik Liverpool Echo.
Campbell mohoi akuzat në gjykatën e Longfellow Street në Liverpool, teksa përlotej në bankën e të akuzuarve.
Akuzat ndaj saj përfshinin prekje seksuale ndaj djemve për të cilët thotë se nuk e beson se ishin 16 vjeç apo më të mëdhenj.
Campbell përballet me nëntë akuza aktiviteti seksual me “Djalin A”, kur ai ishte 13 deri në 15 vjeç, të cilat supozohet se kishin ndodhur në një periudhë dy vjeçare.
Tetë nga akuzat ishin aktivitet seksual, të cilat kishin ndodhur në shtëpinë e saj dhe në një fushë golfi.
Një nga akuzat specifikon se vajza e vogël e gruas është ngjizur në një prej rasteve të abuzimit të me djemtë.
Ndërsa në lindje me “Djalin B” gruaja akuzohet për prekje seksuale “me këmbë e me duar”.
Avokati i saj Simon Christie, tha se klientja mohon të gjitha akuzat, ndërsa prokurorja Martine Snowdon, shtoi se gjyqi i Campbell pritej të zgjaste katër deri në pesë ditë.
“E akuzuara lirohet me kushtin për të mos kontaktuar me asnjë nga paditësit”, tha prokurorja.
Gjykatësja Louise Brandon caktoi datën e gjyqit më 9 maj 2022, duke lënë gruan në liri me kusht dhe mbikqyrje deri atëherë.
Top Channel