36-vjetori i martesës, Agron Llakaj i dedikon bashkëshortes fjalët prekëse: E dashur Kostandina

Sot për aktorin e njohur të humorit Agron Llakaj është një ditë e veçantë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Kostandina festojnë 36-vjetorin e martesës. Ka qenë Agroni që ka publikuar një foto në Instagram, teksa shfaqet me personin e zemrës, mbesën dhe nipin e vogël.

Aktori i ka dedikuar edhe disa fjalë vërtetë të ëmbla bashkëshortes, që të gjitha femrat do t’i donin.

“36 vjet martese…E dashur Kostandina !…edhe pse ne kohe te veshtira , le te gezojme qe jemi bashke ne cdo dite dhe ne cdo vit…,e kujtim per kete pervjetor nje foto me keto dy dashuri , Adea & Teos….,dashuri mbi dashurite ! Gezuar !”, shkruan Agroni përkrah fotos.

Kujtojmë se prej disa vitesh, Llakaj vazhdon të drejtojë spektaklin e humorit “Al Pazar” dhe ka pasur një sukses të madh në treg.