36 vjet pas famës në filmin ”Top Gun”, Kelly McGillis krejtësisht e transformuar!

Së fundmi pati premierën “Top Gun: Maverick”, në të cilin Tom Cruise i rikthehet rolit që e shenjtëroi në botën e kinemasë mbi 32 vite më parë. Ndërsa disa nga aktorët origjinalë në “Top Gun” janë shfaqur në vazhdimin e tij – si, për shembull, Val Kilmer – të tjerët nuk kanë pranuar t`i rikthehen rolit të tyre.

Regjisori Joseph Kosinski ka rrëfyer se nuk e ftoi më Kelly McGillis, sot 64 vjece, e cila ishte e dashura e Tom Cruise në film, për të luajtur në produksionin e ri, sepse ai nuk donte që çdo “histori të lidhej me të kaluarën”.

“Ishte e rëndësishme të prezantoja personazhe të rinj”, tha ai.

E pyetur nëse kishte marrë një telefonatë në lidhje me vazhdimin, McGillis u shpreh: “Oh Zot, jo! Dhe as që mendoj se do ta marr. Unë jam e moshuar dhe e shëndoshë, dhe dukem si një grua normale e moshës sime”.

Megjithëse McGillis u largua nga Hollywood pas “Tom Gun”, ajo vazhdoi të pranonte role të vogla në filma të pavarur.

Bordo