34 vite me bashkëshorten, Jon Bon Jovi zbulon sekretin e martesës së lumtur!
Jon Bon Jovi ka 34 vite martesë me bashkëshorten e tij Dorothea Hurley dhe kjo në kohët moderne është diçka e rrallë. Ylli i muzikës në një intervistë për të përditshmen britanike “The Independent” rrëfeu sekretin e një martese jetëgjatë.
62-vjeçari thotë se kurrë nuk e ka gënjyer bashkëshorten e tij, se ka qenë një shenjtor në marrëdhëniet me fanset e tij. Megjithatë, ka thënë se është përpjekur gjithmonë që në çështjet familjare të mos mungojë kurrë, duke e vënë familjen në krye të çdo gjëje. Jovi pranon se kontribut të madh në çift ka dhënë bashkëshortja e tij, për të cilën thotë se ka qenë tolerante dhe mirëkuptuese.
Këshilla që u ka dhënë fëmijëve të tij është që të gjejnë një partner me të cilin të rriten së bashku.