“32 vjeçe, ke ngel pa martuar?!”, Alban Dudushi vë në siklet Anxhela Peristerin

Këngëtarja Anxhela Peristeri dhe tenori Kastriot Tusha janë bërë bashkë për të sjellë një projekt muzikor mjaft interesant. Bëhet fjalë për një variant ndryshe të këngës ‘E çmendur’, me të cilën Anxhela Peristeri fitoi çmimin e parë në “Kënga Magjike 2017”. Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte e ftuar në studion e emisionit “Top Show Magazine” për të promovuar klipin e saj. Gjatë intervistës, ishte moderatori Alban Dudushi, i cili e ngacmoi për jetën e saj personale. “32 vjeçe ke mbetur pa martuar?” tha ai. Mirëpo menjëherë reagoi gazetarja Albana Osmani e cila tha: “Çe ke këtë, ke ngel pa martuar”, ndërhyrje së cilës Dudushi i është përgjigjur me shaka: “Po ty pse të djeg miza?!” E gjendur në këtë situatë, këngëtarja Anxhela Peristeri tha se ende nuk ka ardhur personi i duhur.