31-vjeçarja gjendet e pajetë në një pallat, dyshohet për mbidozë

Një 31-vjeçare është gjetur e pajetë në ambientet e një pallati të pabanuar. Sipas policisë, dyshohet se paraprakisht ajo ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

“Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambientet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike”, njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj./tvklan.al