31 orë udhëtim, pas dy vitesh Vesa Luma arrin në Tiranë; përlotet
Vesa Luma dhe Big Basta bashkë me djalin e tyre të vogël, Lian, jetojnë në Zelandën e Re. Duke qenë se janë kaq larg, e kanë të pamundur të vizitojnë shpesh Shqipërinë dhe këto dy vite dhe për shkak të pandemisë, nuk kanë mundur të udhëtojnë.
Më në fund, Vesa dhe djali kanë vendosur të udhëtojnë drejt Tiranës. Një udhëtim që ka zgjatur 31 orë dhe ka pasur shumë tranzite në shtete të ndryshme. Këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit këto momente dhe në momentin kur kanë arritur në Shqipëri, Vesa ka publikuar video me emoji me sytë e përlotur.
“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, ka shkruar Luma krahas videos.
Vesa e ka thënë dhe më parë se po e priste me padurim kthimin në Shqipëri.