30 vjet nga eksodi i shqiptarëve/ Ermal Meta kujton momentin kur shkoi për herë të parë në Itali
Kanë kaluar 30 vjet që kur Ermal Meta i hipi anijes në Vlorë dhe zbarkoi në Itali për herë të parë. Këngëtari shqiptar që jeton në tokën italiane e ka kujtuar sot momentin kur u largua nga Shqipëria më 8 gusht të 1991-shit. Meta shkruan në Instagram se kur hipi në atë anije nuk e dinte çfarë e priste, por me kalimin e viteve kuptoi se të gjithë mund të bëhen personi që duan të jenë, pa harruar origjinën.
“Ishte mengjesi i dates 8 gusht 1991 kur zbarkova për herë të parë në Itali. Kanë kaluar 30 vjet dhe kujtesa është akoma aq e gjallë në mua. Unë dhe 20,000 bashkatdhetarë të tjerë sapo i kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës dhe ne nuk e kishim idenë se kjo arratisje do të ndryshonte përgjithmonë historinë e dy kombeve. Kur hipa në atë anije, nuk e dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë.”, shkruan Ermali.
Para 30 vjetësh shqiptarët pushtuan Italinë me skafe dhe gomone, ndërsa sot kanë pushtuar skenat e rëndësishme italiane, me muzikë e art, ndër to Ermal Meta. Ndaj ne jemi krenarë për ty Ermal Meta, ashtu si për shumë shqiptarë të mrekullueshëm që shkëlqejnë jashtë dhe brenda vendit./K.C/dritare.net