30 vite nga udhëtimi i paharrueshëm, Kledi Kadiu: Mund të bëhemi ata që duam

Kledi Kadiu u largua drejt Italisë si sot para 30 vitesh, kur mijëra shqiptarë vendosën të linin shtëpitë e tyre për një jetë më të mirë. Së bashku me 20 mijë bashkatdhetarë, Kledi Kadiu u largua me një anije nga Vlora për të prekur botën tjetër përtej detit, me shpresën se gjithçka do të ishte ndryshe për ta.

Dhe gjithë sakrifica për rastet si të Kledit e shumë shqiptarëve të tjerë, ja vlejti. Për këtë rast, balerini i famshëm ka kujtuar ditën e sotme këtë udhëtim që i ndryshoi gjithë jetën.

“Ishte mengjesi i dates 8 gusht 1991 kur zbarkova për herë të parë në Itali. Kanë kaluar 30 vjet dhe kujtesa është akoma aq e gjallë në mua. Unë dhe 20,000 bashkatdhetarë të tjerë sapo i kishim besuar shpresat e një jete anijes së Vlorës dhe ne nuk e kishim idenë se kjo arr atisje do të ndryshonte përgjithmonë historinë e dy kombeve.

Kur hipa në atë anije, nuk e dija se çfarë të prisja dhe sigurisht që kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar. Por me kalimin e viteve kam kuptuar se ne mund të bëhemi ata që duam, por pa harruar kurrë origjinën tonë”, shkruan Kledi në llogarinë e tij në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

Sot ai është një nga artistët më të famshëm në Itali dhe asnjëherë nuk e ka pasur problem të tregojë të vërtetën e jetës së tij, të një emigranti shqiptar që me shumë mund arriti të realizonte ëndrrat e tij.